Derën po e mbyllin nga brenda pasi që stafi ka përfunduar punën.
Por kjo po ndodhë një orë e gjysmë më herët se sa kur ju përfundon orari.
Arsyen e daljes me herët jo zyrtarisht Klanit ia konfirmuan edhe stafi, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ndryshe thonë në zyrën për informim në QKUK, në përgjigjen që redaksisë ia dërguan në orën 13:15 minuta, njofton Klan Kosova.
“Ambulancat specialistike në QKUK kanë punuar sipas orarit që kanë. Asnjë rast nuk është ankuar në zyrën për ankesa të pacienteve apo edhe në zyrën e drejtorit të përgjithshëm, lidhur me mos ofrimin e shërbimit shëndetësor në asnjë nga ambulancat specialistike”, thuhet në përgjigje.
E derisa punës iu dha fund në 12:30, pacientëve qysh më herët iu tha se më nuk punohet në këtë qendër. Kështu, Shërbimin mezi e mori edhe Bajram Çitaku që erdhi pak minuta para orës kur mjekët përfunduan punën.
Kronikë nga Qëndresa Bellagoshi.

