Boksieri kroat Petar Marvalj nuk ka kaluar mirë në Beograd, ku ka boksuar kundër boksierit vendës Veljko Raznatovic, përndryshe djalë i këngëtares së njohur Ceca Raznatovic dhe burrit të saj të vdekur, kriminelit Arkan, transmeton Gazeta Metro.
Mediet kroate bëjnë të ditur se vetëm për një minutë e gjysmë e ka nokautuar në Hallën e Sporteve në Beogradin e Ri 26-vjeçarin Marvalj, që është fitorja e shtatë e Raznatovicit në karrierën profesionale, e treta me nokaut. Përndryshe, kjo ka qenë ndeshja e parë e Raznatovicit në kryeqytetin serb.
“Debytimi në qytetin e lindjes, kundërshtar kam kroatin – çfarë mund të dëshiroj më mirë se kjo. Skëterrisht jam i përgatitur…”, ka thënë Raznatovic para ndeshjes.
Duhet theksuar se Marvalj është shumë më me përvojë se boksieri serb. Prapa vetes ka 20 ndeshje me nëntë fitore, deri sa Raznatovici junior ka vetëm shtatë meçe, të gjitha me fitore.
Raznatovic do të bëhet i njohur edhe për publikun kosovar, pasi që me të ka pranuar të ndeshet boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj.
Para meçit, Mazrekaj ka thënë se nuk do ta korit vendin e vetë, duke shtuar se nuk e ka problem të ndeshet ne Beograd.
“Kysmet prej zotit s’kam me koritë as vendin tim as Kosovën, as njerëzit e mi. Kom boksu dy herë në Beograd, dy herë i kom nokautu në të parin e të dytin rund. Ka pasur edhe pak provokime nga ana ime, që të ndeshem me të.” ka thënë ai./gazetametro.net