Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Muriqi e ka një hall: Nuk po mund të gjej këpucë

    02/06/2019 | 19:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vedat Muriqi ka folur për Insportin rreth kombëtares së Kosovës dhe të ardhmes së tij.

    Sulmuesi i Kosovës, ndër të tjera ka treguar se ka edhe një “hall” të madh.

    Ai po e ka të vështirë të gjejë këpucë sportive, për shkak të numrit të madh të këmbës, shkruan Insporti

    “Është e vërtetë [se kam problem të gjej numër të këpucëve sportive], se numrin e këmbës e kam 48.5”, tha Muriqi për Insportin.

    “Në shumicën e patikeve apo këpucëve të futbollit nuk ka [numër], sidomos këpucëve të futbollit”, tha ai.

    “Më herët, falënderoj ata që jetojnë në Finlandë – tezja, tezakët e të tjerët më kanë sjellur më herët – por tash me kalimin e kohës po mund të gjej ndonjë palë, por jo ato që po i dua unë, sepse nuk ka numra për të gjitha ato që po i dua unë”, bëri të ditur Muriqi.

    “Kështu që për këpuca futbolli, në internet prej Anglisë, prej Gjermanisë çkado që po mund të gjej, ato mund t’i porosis. Është një uebfaqe që e kam gjetur dhe aty ka, 48.5 është numri i fundit”, shtoi sulmuesi i Kosovës.

    “Nëse rritet edhe pak këmba, s’do të ketë më këpucë për mua, kështu që do ta kem problem”, përfundoi me shaka Muriqi.

    Intervistën e tij të plotë, mund ta shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.