Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gold AG shkruan vargje për Halil Kastratin e Elvis Naçin

    03/06/2019 | 18:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Reperi Arian Agushi ka treguar edhe njëherë aftësinë e tij për të shkruar tekste, shkruan lajmi.net. Ai në Facebook u ka kushtuar vargje dy hoxhallarëve të njohur, Halil Kastratit dhe Elvis Naçit të cilët po ashtu njihen si humanistë shumë të mëdhenj.

    Aty Goldi njërin e quan princ e tjetrin mbret.

    “PRINCI E MBRETI. Të faleminderit ty o më i mëshirshmi mëshirues. Që i fale vendit tonë këta kandila ndriçues. Jan komandant suprem të Kosovës e Shqipnisë. Që të dy kan një betejë luftë kundër varfërisë
    Këso burra ndër shekuj shumë kan pas shqiptarët. Që nga të mirat e tyre lakmojnë pushtetarët
    Sa familje i ndihmuan nuk i zë dot lista. Kur i falenderon shteti i quan humanista
    E për çudi rrallë kush ja thot emrin e parë. A mos harrove vallë që janë hoxhallarë. Po, po hoxhallarë janë të vetmit n’këtë mjedis. Një e quajn Halil ndërsa tjetrin Elvis. Kan përkrahje tmadhe nga vendasit e gurbetçarët. A po e shihni si jan bashk shqiptarët për shqiptarët. Pa dallim feje e pa dallim partie
    Jan gëzimi i çdo nëne, plaku e fëmije. Jan në çdo qytet , jan në çdo katund. Ku trokasin n’derë dhimbjet marrin fund. E di se jan pa gjumë shumë ditë e shum net. Na vizitojnë çdo ditë e jo në katër vjet. A e din oj politikë pse populli i dojnë. Se këta çka e flasin atë e veprojnë. Lum ne që i kemi princin edhe mbretin. Se këta e kan synim Xhenetin jo pushtetin.ARIAN AGUSHI03 Qershor 2019″, janë fjalët e reperit pranë postimit të fundit./ Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.