Sonte zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Ditë më parë u raportua se Firminho pritet të jetë mungesa e madhe e Liverpoolit, mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe trajneri gjerman Jurgen Klopp, ka konfirmuar prezencën e tij në fushë.
I pyetur nëse Firmino mund të luajë nga minuta e parë, Klopp u përgjigj: “Nga ky këndvështrim, po – ai është gati.
“Ai është i aftë, ai është trajnuar kështu që nëse asgjë nuk ndodh nga momenti kur ai u largua nga avioni deri tani, atëherë ai duhet të jetë mirë. “Por unë do të lë disa pikëpyetje mbi ekipin tim. Nëse Poch vjen këtu dhe ju tregon ekipin e tij, më jepni një telefonatë dhe unë do t’ju tregoj ekipin tim” tha Klopp.

