Është e qartë se Rusia do ta pengojë “marrëveshjen e Kosovës” në mënyrë që të pengojë hyrjen e pjesëve të mbetura të ish-Jugosllavisë në Bashkimin Evropian, thotë Nikola Samardjic, transmeton Gazeta Metro
Fjala është për porosi armiqësore ndaj Evropës, ShBA-ve dhe fiqnjve tanë “jugosllavë” dhe shtrohet pyetjja se cili është çmimi që duhet të paguajë Aleksandar Vucic personalisht, e çfarë çmimi do të paguajmë për shkak të një sjelljeje të tillë.
Këtë e ka thënë Nikola Samardjic nga organizata Glas! (Zëri) i pyetur nga gazeta beogradase “Danas” vizitën e kryetarit të Serbisë shtetasit rus e zyrtarit të UNMIK-ut Mihail Krasnocenko, i cili është lënduar gjatë intervenimit të policisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Sipas mendimit të Samardjicit, fjala është për një zyrtar të papërgjegjshëm të misionit ndërkombëtar, i cili është lënduar për shkak të sjelljes së tij huliganeske. Ai thotë se është e qartë se Rusia do ta pengojë “marrëveshjen e Kosovës” në mënyrë që të pengojë hyrjen e pjesëve të mbetura të shtetit të ish Jugosllavisë në Bashkimin Evropian.
“Mbështetja jonë në agjenturën ruse, në Serbi, Bosnjë, në Kosovë, në Maqedoni e Mal të Zi, nënkupton qartas heqje dorë të pushtetit tonë nga integrimet evropiane… Shihet se ekziston matrica e shkaktimit të incidenteve të cilat janë në interesin e Rusisë zyrtare…”. ka thënë ai.
Analisti politik Dragomir Andjelkovic ndërkaq mendon se me vizitën kryetari i Serbisë ka dërguar porosinë se Beogradi i respekton Kombet e Bashkuara, “nën protektoratin e të cilave ndodhet Kosova, në bazë të Rezolutës 1244”./gazetametro.net

