Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zahir Fejza, protestuesi me autobus i demonstratave të vitit 1981

    19/05/2019 | 10:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dyert e autobusit i kishte hapur edhe për ata që nuk kishin planifikuar të udhëtonin ato ditë nga Podujeva për në kryeqytet, transmeton Gazeta Metro.

    Në marsin e prillin e vitit 1981, ia kishte vënë mision vetes që të bartte sa më shumë udhëtarë për Prishtinë. Ai po i ftonte qytetarët e Podujevës për “me vdekë për Kosovë”, shkruan sot Koha Ditore.

    Dhe kësaj “oferte” i ishin përgjigjur me mijëra banorë të Podujevës. Për dallim prej herëve të tjera kur po bartte funksionarë shqiptarë të asaj kohe nëpër shëtitje e seminare, kësaj here po bartte demonstrues.

    Në demonstratat e studentëve të para 38 vjetëve, “protestues” ishte edhe autobusi i tipit “Sanos,” që atëkohë e drejtonte Zahir Fejza (1946).

    Ai gjithnjë e kishte pasur një lidhje shpirtërore me studentët. Në fakt, ai e kishte një shpirt rebeli. Zahir Fejza, që atëkohë jetonte në fshatin Dobratin të Podujevës, asnjëherë nuk iu kishte përmbajtur vijës së rregullt kur mbërrinte në Prishtinë e që duhej të shkonte afër Stacionit të Trenit, të dilte në “Dardani”, ku tash është shtatorja e Bill Clintonit, dhe nga aty të drejtohej për në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

    Për hatër të studentëve gjithnjë shkonte rrugës që tash mban emrin “Agim Ramadani” deri te Mensa e Studentëve, te rrethi te QKUK-ja dhe pastaj në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

    Njësoj vepronte edhe kur kthehej pasdite në Podujevë. Ua kishte përshtatur orarin studentëve që kur i kryenin ligjëratat shkonte e i merrte te Mensa dhe i kthente në Podujevë. Për këtë kryeneqësi kishte marrë edhe dënime. Por aq i bënte atij. Kjo ishte koha kur gjithçka dukej e zakonshme. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.