Ylli i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka qenë ndër më meritorët në fitoren e skuadrës së tij, Sandhausen, kundër Heidenheimit.
Ishin tri pikë shumë të rëndësishme për Sandhausenin, skuadër e cila po lufton për mbijetesë në Bundesliga 2.
Aktualisht, djelmoshat e Uwe Koschinat janë në pesë pikë diferencë nga vendi i 16-të, transmeton Periskopi.
Leart Paqarada shënon në fitoren shumë të rëndësishme të Sandhausen
Golin e dytë, në fitoren 3-2 kundër Heidenheimit, e shënoi mbrojtësi kosovar, Leart Paqarada.
Paqarada shënoi për 2-2 në minutën e 67-të, pasi shfrytëzoi për mrekulli asistimin nga Korbinian Vollmann.
Nga një kënd shumë i vështirë nga krahu i majtë, Paqarada lanson një goditje të fuqishme zhagas me të majtën, derisa topi përfundoi në rrjetë.
Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/