Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Xhavit Haliti: Nuk e njoh Rrahim Hashimin, po më fusni në një thes me mashtrues

    26/05/2019 | 19:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka mohuar se e njeh të dyshuarin për fajde dhe mashtrim Rrahim Hashimin.Haliti ka thënë se ai dhe Kadri Veseli janë viktima dhe përfshirjen e tyre në këtë aferë e ka quajtur fushatë të qëllimshme për të ulur autoritetin e tyre, raporton KTV.Haliti ka thënë se qysh në vitin 2013 e ka paditur Rrahim Hashimin, i cili në video dëgjohet se përmend emrin e tij dhe pretendon se takohet shpesh me Halitin.

    Fajin për mos-hetim ia ka hedhur sistemit të drejtësisë dhe ka kërkuar llogari nga institucionet e drejtësisë për këtë çështje.Anëtari i kryesisë së PDK-së, pretendon se videot e publikuara nga Koha nuk janë të vërteta.Personazhi kryesor në aferën e fajdeve, Rrahim Hashimi, në videot të siguruara nga Koha, pretendon se kishte pasur takime të shpeshta me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin.

    Hashimi përmend emrin e Veselit dhe Halitit se do t’u kryejnë punë rreth ndërtimit të spitalit në QKUK.KOHA: Haliti t’i drejtohet Prokurorisë

    Grupi ‘Koha’ hedh poshtë insinuatat e nënkryetarit te Kuvendit, duke i konsideruar ato presion ndaj punës dhe lirisë së shtypit.Ndër të tjera, videot të cilat Haliti pretendon se janë të falsifikuara janë pjesë e dosjes së Policisë hetuese dhe Prokurorisë, të cilët janë duke u marrë me rastin e fajdeve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.