Vushtrria ka arkëtuar edhe tri pikë të tjera duke vulosur kështu përfundimisht titullin e kampionit të Superligës.
Këtë herë vushtrriasit mposhtën Ramiz Sadikun me rezultat 3:1, me golat e Daut Maxhunit, Labinot Osmanit, dhe Dior Zabergjes.
Të tre golat ishin shënuar në pjesën e parë të takimit , ndërkohë që mysafirët arritën vetëm në pjesën e dytë të shënonin një golë për të zbutur epërsinë.

