Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjen reagimi i Ministrisë së Mjedisit: Ariu nuk guxon të vritet

    11/05/2019 | 21:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti, ka reaguar ndaj lajmit se është vendosur që ariu i qytetit të Prizrenit të vritet.

    Ai përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ariu është i mbrojtur me ligj dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të vritet.

    “Ariu është i mbrojtur me ligj dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të vritet. Pa dilema Ariu nuk do të mbytet” shkroi Sahiti në Facebook.

    Ky reagim vjen pasi që sot gjatë ditës, Klan Kosova kishte njoftuar se është vendosur që Ariu i Prizrenit do të vritet.

    Egzon Elshani sot gjatë ditës ka thënë se Inspektorati i Agjencionit të Pyjeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

    Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

    Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëe të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.