Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: PDK nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve

    29/05/2019 | 17:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me strukturat e reja partiake anekënd Kosovës, ka thënë sot në Prizren se PDK-ja ka qenë dhe mbetet shtyllë e demokracisë dhe vetë shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

    Veseli ka përgëzuar strukturat e reja në bastionin e PDK-së në Prizren për organizimin e një procesi zgjedhor, sipas tij, shembullor.

    “Prandaj, jam këtu sot t’ju shpreh falënderimin në emër të gjithë partisë sonë. Kemi përfunduar një proces të brendshëm zgjedhor, i cili ishte shembullor. Janë zgjedhur 37 kryetarë degësh, me pjesëmarrjen e mbi 50 mijë qytetarëve. Jam krenar me partinë tonë. Jam krenar me këtë proces. Jam krenar me njerëzit e shumë të rinj që na janë bashkuar. Treguam edhe një herë se PDK-ja është partia më e fuqishme në Kosovë. Kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet që u mbajtën tash në katër komunat veriore të Kosovës ku fituam 70 përqind të votave të shqiptarëve”.

    Ai shtoi se arsye për këtë është fakti që PDK-ja nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve.

    “Ndryshojmë veten çdo ditë dhe përmirësohemi. Nuk fyejmë, nuk urrejmë, por bashkëpunojmë për Kosovën. Promovojmë njerëz të rinj dhe premtues. Nga 37 degë, janë zgjedhur 20 kryetarë të rinj. 70% e këshillave drejtues të degëve të rinj. Ky është lajm i mire”.

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës tha se me këto zgjedhje të brendshme në PDK ka filluar diçka e re në Kosovë.

    “Një vizion i ri me energji të reja ka marrë rrugë: Vizioni i Dekadës së Re të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me liderët e rinj të partisë sonë, do ta çojmë drejt një vizioni të ri partinë dhe shtetin tonë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.