Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: Kam tentuar t’ia marrë fotografinë Florës, i kam thënë mos e shfaq veç sot

    17/05/2019 | 20:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK’së, Kadri Veseli ka folur sërish lidhur me fotografinë e publikuar nga deputetja e partisë së tij, Flora Brovina, e cila pretendonte se në atë fotografi ishte një grua kosovare që po dhunohej nga ushtarët serbë – raporton Periskopi.

    Veseli tutje ka thënë se i kishte kërkuar Brovinës që të mos e bënte publike atë fotografi.

    Ai sërish e ka quajtur gabim të madh atë që bëri Brovina.

    “Nuk kemi kaluar lehtë. Që nga dita e parë që kam filluar iniciativën për Tribunalin serb, ka pasur reagime. Ai ka ardhur me një letër te unë gjatë seancës. Po merremi më shumë me Florën, se me gjenocidin serb. Gabimi është shumë i madh. Gabim që në një formë po e dëmton gjithë iniciativën. Por ne jemi shoqëri e një shteti të pavarur, por që ka pësuar edhe nga një gabim i rëndë, për faktin se ka mundur një ditë ose një javë përpara të mos e shfaq atë fotografi. I kam thënë vetëm në seancë jo. Mirë që s’e ka shfaqur në foltore. Unë nuk mundem me ndal askënd. Ajo ka dalë nga seanca. Ka qenë e ngarkuar emocionalisht. Kam tentuar t’ia marr letrën, por s’kam mundur. Flora Brovina e ka provuar gjithë terrorin serb”, ka thënë Veseli në Debat Plus në Tv Dukagjini./PERISKOPI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.