Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli i del në mbrojtje Haradinajt: Nuk e ‘djegim’ asnjë Lider sherri Serbisë

    03/05/2019 | 12:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka dalur në mbrojtje Haradinajt duke thënë se taksa 100% është bërë bajat. Ai ka theksuar se nuk do ta vë në qosh asnjë udhëheqës të saj për shkak të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

    Kosova nuk ka Shef. Por ka President, Kryeministër dhe Institucione që për qëllim e kanë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara (OKB), ka thënë Veseli pas takimit me liderët, për koordinim para takimit të Parisit.

    “Mos e minimizoni, ne shkojmë në procese vetëm me një qëllim, Kosova në OKB. Kosova ka qëndrim shumë të qartë euro atlantik. Edhe diçka për taksën se kemi nis me u bo bajat, nuk kemi ndër mend me marrë vendim që vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit të Kosovës. Kurrë s’kemi me u nënshtruar ndaj Serbisë”, ka thënë Veseli.

    Ai ka thënë se Kosova do të shkojë në Paris, e unifikuar.

    “Jemi të vetëdijshëm për procesin e rëndësishëm që po kalon Kosova drejt OKB’së. Ne vendimmarrjen e kemi marrë në Kuvendin e Kosovës . Edhe një mesazh për qytetarët tonë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Qytetarë të Kosovës, po flasim për obligimet që duhet t’i merr Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ndaj qytetarëve, ndaj fqinjëve. Për ne i rëndësishëm është ky proces, ne do të marrim pjesë në mënyrë të unifikuar. Kosova do të shkojë edhe në Paris edhe kudo që ftohet. E falënderojmë zonjën Merkel dhe zotërin Macron”, ka thënë ai. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.