Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha si argat i kriminelit Slobodan Milosevic, që 3 dekada, transmeton Gazeta Metro.
Thaçi ka thënë se Berisha është vetëm argat i Milosevicit që 3 dekada, ai sipas tij bën përçarësin e politikës shqiptare dhe po e pengon zhvillimin e Shqipërisë.
“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi.
Thaçi po ashtu tha se Berisha ka qenë që Kosova gjithmonë të jetë autonomi kulturore nën Serbinë, sipas tij ai ka pasur vullnetin që shteti i Kosovës të mbetet nën Serbi, transmeton Gazeta Metro.
“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”, ka thënë Thaçi./gazetametro.net

