Publicistja Flaka Surroi ka thënë se deputetja e PDK’së, Flora Brovina duhet të jap dorëheqje – raporton Periskopi.
Surroi në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se kjo është më e pakta që mund të bëjë Brovina pas spektaklit të djeshëm.
Edhe Surroi thotë se spektakli me publikimin e fotografisë së një gruaje kinse nga Kosova nga ushtarët serbë, është i pafalshëm.
Postimi i plotë i Surroit:
Florë, i pafalshëm spektakli i djeshëm. Me sigurinë më të madhe na tha që gruaja është gjallë dhe se kishe autorizim për të folur në emër të saj.
Ti dhe partia jote na keni bërë shumë dëm, dhe më e pakta që mundesh me bâ është me dhënë dorëheqje.
Përndryshe kjo që e ke bâ dje, është vepër penale.

