Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, rini e sport, me rastin e 20 vjetorit të masakrës serbe ndaj familjes së Selatin Gërxhaliut, mbahet Akademi Përkujtimore.
Akademia mbahet sot, në Qendrën rinore (afër Palestrës sportive), dhe fillon në ora 11:00.
Në orën 12:00 bëhet Homazhe te vendi i rënies së familjes Gërxhaliu.

