Falë vullnetit të mirë të Shoqatës Bozporus nga Holanda sot edhe një shkollë e komunës sonë gëzon kushte më të mira mësimi.
Shoqata Bozporuz nga Holanda çdo vit me radhë në komunen e Vushtrrisë rinovojnë ndonjë institucion shkollor, me qëllimin që nxënësit të kenë kushte më të mira mësimore.
Këtë vit është projekti i 8-të me rradhë dhe këtë herë i realizuar me shoqatën Çeshme nga Vushtrria ku kordinimin e punëve në Vushtrri e kanë bërë Ardian Gashi dhe Myhedin Metehiu.
Përveç ndihmës në rinovime të Shkollës së Lumit të Madh, kjo shoqatë ka ndihmuar edhe me çanta e fletore nxënësit.
Përurimi i renovimeve është shënuar edhe me një ceremoni solemne në të cilin morrën pjesë edhe kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, si dhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim ,Afrim Namani.
Berat Maxhuni nga Shoqata “Çeshme” e Vushtrrisë thotë se kjo shoqatë së shpejti do të dhuroj edhe një ambulancë për institucionet shëndetësore kë Komunës sonë.


