Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shkëndija kampione për herë të dytë radhazi, ky është urimi i Lazim Destanit

    04/05/2019 | 22:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Shkëndijës, Lazim Destani ka uruar të gjithë tifozët dhe përkrahësit e klubit tetovar për titullin e fituar në Maqedoninë Veriore, shkruan “Zëri.info”.

    Shkëndija e siguroi edhe matematikisht titullin e dytë radhazi në Maqedoninë Veriore pas triumfit 1:0 në udhëtim te Rabotnikçi shkruan “Zëri.info”.

    Ky është postimi i plotë i Destanit në Facebook:

    URIME SHKËNDIJA!

    Gëzuar titullin e kampionit! Fitorja juaj e sotme edhe matematikisht dhe zyrtarisht e vulosi titullin tuaj Kampion edhe për këtë stinor, 2018/2019. Ju kam ndjekur si gjithmonë, gjatë gjithë kampionatit, dhe sigurisht me lojën tuaj të bukur na sillni plot kënaqësi dhe emocion. Për nivelin tuaj flet edhe diferenca e pikëve që jua siguron këtë titull tashmë katër ndeshje para mbarimit të stinorit.

    Për sukseset e arritura ju uroj së bashku, ju lojtarëve, stafin teknik si dhe menaxhmentin e klubit. Uroj të vazhdoni me përkushtim punën tuaj deri në fund të stinorit në mënyrë që kupat europiane t’i presim sa më të përgatitur.

    Me këtë rast, jua përcjell urimet e mia të gjithë ju tifozëve dhe adhuruesve të Shkëndijës së bashku me tifo-grupin Ballistët, që me ëndje i ndiqni sukseset e kuqezinjve tanë që gjithmonë na sjellin gëzim, kënaqësi e krenari.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.