Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shefqet Krasniqi: Nuk jam për mbajtjen e ferexhesë, s’e mbajnë as gruaja dhe vajza ime

    09/05/2019 | 23:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për kërkesën e KMDLNj për të ndaluar me ligj mbajtjen e burkës nga femrat në Kosovë.
    Krasniqi në RTV Dukagjini ka thënë me ligje të Kosovës “femra ka të drejt të veshët si të dojë dhe të zhveshët si të dojë”.

    “Vetëm çështjet fetare u pengojë [KMDLNj-së]. Përndryshe, mos të ishte prekur feja dhe të ishin veshur bijat tona për modë, “turr” bëjnë këta për t’u lejuar [veshjen]”.

    Hoxha ka thënë se zhveshja e femrave në Kosovë nuk i pengon aspak KMDLNj-së.

    “KMDLNj nuk inicion çështjen e prostitucionit e trafikimit, e që një nga shkaqet është edhe zhveshja”, tha ai.

    Krasniqi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës lejon veshjen fetare dhe askush nuk mund ta ndalojë atë.

    “Nuk bën të kushtëzohen ato motra të heqin ferexhenë. Ferexheja është ndaluar në vitin 1956 në kohën e Rankoviqit… Në gjithë Kosovën nuk sheh dy femra me ferexhe edhe atë për një javë. Turp është të merremi me këto gjëra”.

    Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, thotë se personalisht nuk është për ta vendosur ferexhenë, madje sipas tij as gruaja e vajza e tij nuk kanë.

    “Unë nuk bëj ftesë për të vendosur ferexhenë. Unë bëj ftesë të hiqet. Por jo t’u imponohet heqja e saj. Thirre dhe binde”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.