Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    20 vjet nga nga Masakra e Studimes, ‘dëshmitare’ e heshtur do të ishte edhe Hëna

    01/05/2019 | 13:18Updated:01/05/2019 | 13:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nesër bëhen plot dy dekada që kur serbët mizorisht ua jetën e 116 personave në atë që do të jetë një prej krimevee më të tmerrshme të luftës në komunën e Vushtrrisë, por edhe në mbarë Kosovën.

    Një ofensivë e mirë-kordinuar në mes tri formacioneve serbe, si ato ushtarake, policore dhe paramilitare do të fuste në rrethim të plotë kolonën e civilëve të cilët po shpërnguleshin nga fshatrat Sllakovc, Ceceli, Kurillovë, e Studime.

    E gjithë kjo do të fillonte pak para muzgut, dhe do të përfundonte në orët e vona të mëngjesit të 3 majit, e ata që ishin aty do të kenë çka për të rryfyer për tmerrinn e llahtarshëm që bën paramilitarët dhe forcat serbe mbi civilë të pafajshëm.

    Të pozicionuar në atë që njihej si kodrina e lagjes Rashica, forcat serbe do të zinin pritën e kolonës për t’u lënë rrugë paramilitarve që po vinin nga pas duke djegur e granatuar fshatrat Sllakovc e Ceceli.

    Për tmerrett e kësaj nate ka mjaft rrëfime, e historia e saj është treguar edhe në një libër, e dëshmuar edhe në tribunalin e Hagës për krimee në Ish-Jugosllavi , ku dëshmitë e tyre i dhanë Dr.Shukri Gërxhaliu dhe Sabit Kadriu, në gjykimin e Vlastimri Gjorgjeviq, ish-asistent i MUP-it serb gjatë kohës së Luftës, dhe shef i departamentit për Siguri Publike pikërisht në periudhën edhe kur u kryen këto krimee mbi civil të pafajshëm, si dhe diktatorit serb Sllobodan Millosheviq.

    Janë të shumtë ata që do të mund të rrëfejnë atë që as nuk mund ta imagjinoj njeriu, ku vetëm brenda dy orësh do të vriteshinn 100 civil të pafajshëm, dhe si për ironi mbrëmja ishte e bukur me hënën e cila do të ndriqonte dhe do të “ishte” një dëshmitare e heshtur e një krimii barbar që do të përgjakte luginën e fshatit Studime.

    Për të rikujtuar të rënët nesër Komuna e Vushtrrisë ka organizuar edhe një akademi përkujtimore e cila do të mbahet nga ora 13.00, pikërisht te Varrezat e Martirëve në fshatin Studime e Epërme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.