Pak ditë pasi mori nënshtetësinë e Kosovës, talenti kosovar Valon Hamdiu ka pësuar lëndim të rëndë.
Në ndeshjen e fundit me Winterthur ndaj Rapperswil, mbrojtësi i talentuar është lënduar rëndë duke u dashur urgjentisht t’i nënshtrohet një operacioni.
Ky lëndim ka bërë që Hamdiu të mos jetë i gatshëm për debutimin me Kosovën U21. Ai ka patur ftesën për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Andorës dhe Turqisë.
“Jam kanë duke e pritë me gëzim të madh debutimin me Kosovën. Por, lëndimi bëri që debutimi të shtyhet. Do të bëj gjithçka që të kthehem për ndeshjen në vjeshtë ndaj Anglisë” ka thënë Hamdiu për Indeksonline.