Edicioni 2018/2019 në Bundesliga ka bërë që shumë futbollistë ta dëshmojnë se kanë cilësi të larta.
Megjithatë, disa prej tyre i kanë kaluar pritshmëritë duke bërë paraqitje mbresëlënëse nga java në javë, shkruan Zëri.info.
Tani, faqja zyrtare e Bundesligës ka përpiluar një listë me yjet e këtij edicioni në kampionatin elitar gjerman.
Në mesin e tyre është edhe mesfushori fantastik nga Kosova, Milot Rashica.
Futbollisti nga Vushtrria ka gëzuar një edicion fenomenal me Werder Bremenin, ku vetëm në Bundesliga ka bërë 24 paraqitje, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar katër asistime.
Përveç paraqitjeve fenomenale të Rashicës në kampionat, vlen të përmenden edhe paraqitjet e tij në Kupën e Gjermanisë.
Në këtë kompeticion, ish-futbollisti i Vushtrrisë bëri katër paraqitje këtë edicion, duke shënuar tre gola si dhe duke dhuruar një asistim.
Ndryshe, në listën e përpiluar nga Bundesliga.com, bëjnë pjesë edhe Jadon Sancho, Serge Gnabry, Ibrahima Konate, Ondrej Duda, Marcel Halstenberg, Sebastien Haller dhe Luka Jovic./Zëri.info

