Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nuk votohet vendimi i Qeverisë për privatizimin e Telekomit

    21/05/2019 | 16:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD’së, Dardan Sejdiu, ka njoftuar se me kërkesë të tij është hequr nga rendi i ditës vendimi i Qeverisë për privatizimin e Telekomit, transmeton Gazeta Metro.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Telekomin nuk mund ta shpëtojë procesi i privatizimit.

    “Me kërkesën time, në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është hequr nga rendi i ditës vendimi i qeverisë për privatizimin e Telekomit. Së pari, duke parë historikun e privatizimit gjithë këto vite, është naive që të besohet se Telekomin mund ta shpëtojë procesi i privatizimit. Rivitalizimin e kësaj ndërmarrje nuk po e pengon fakti që kjo ndërmarrje është publike, por fajtorët duhet kërkuar të qeveritë që kanë mbjellur praktika nepotiste dhe e kanë përdorur Telekomin për interesa të ngushta klanore e partiake”, ka shkruar ai.

    Ai tutje ka shtuar se nuk mund të merret asnjë vendim për lidhur me këtë ndërmarrje, deri sa Komisioi hetimot të dalë me raport për gjendjen aktuale.

    Postimi i plotë:

    Me kërkesën time, në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është hequr nga rendi i ditës vendimi i qeverisë për privarizimin e Telekomit.

    Së pari, duke parë historikun e privatizimit gjithë këto vite, është naive që të besohet se Telekomin mund ta shpëtojë procesi i privatizimit. Rivitalizimin e kësaj ndërmarrje nuk po e pengon fakti që kjo ndërmarrje është publike, por fajtorët duhet kërkuar të qeveritë që kanë mbjellur praktika nepotiste dhe e kanë përdorur Telekomin për interesa të ngushta klanore e partiake.

    Dhe së dyti, siç deklarova edhe në mbledhjen e Komisionit, nuk mund të ndërmerret asnjë vendim lidhur me këtë ndërmarrje para se Komisioni hetimor parlamentar për Telekomin të dalë me raport për gjendjen aktuale.

    PSD është e përkushtuar që Telekomin ta nxjerrë nga kjo gjendje e rëndë dhe zotohemi qe do të shfrytëzojmë gjitha kapacitetet tona dhe do të fusim në përdorim çdo mekanizëm për ta shpëtuar atë./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.