Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Në Serbi, të gjithë çohen në këmbë për ta mbështetur bukëpjekësin shqiptar

    03/05/2019 | 14:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një aksion të emëruar si “Solidaritet me Burektoren”, qytetarë, aktivistë, madje edhe disa politikanë në Serbi kanë treguar mbështetje për pronarin e një furre buke të quajtur Roma në Borça, Beograd.

    Furra është në pronësi të Mon Gjuraj, i cili për shkak të një fotografie, ishte viktimë e sulmeve dhe protestave të djathtëve dhe nacionalistëve në ditët e mëparshme në Serbi.

    Por, siç raportojnë mediat serbe, rreth kësaj furre, të premten në mëngjes janë mbledhur shumë qytetarë, disa politikanë, por edhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, si dhe fqinjët dhe qytetarët e tjerë të cilët blejnë në furrë çdo ditë.

    Në këtë mënyrë, siç thuhet tutje, këta qytetarë kanë dashur të kundërshtojnë urrejtjen ndëretnike ndaj familjes së tij, pasi ai edhe kishte qenë i kërcënuar në rrjetet sociale.

    Ndryshe, disa njerëz ditë më parë u mblodhën para furrës “Roma” në Borça, ku protestuan, pasi djali i pronarit të këtij objekti, ka publikuar në rrjetet sociale një foto që tregon simbolin e shqiponjës dykrenare.

    Njerëzit e mbledhur kishin mbajtur flamuj serbë dhe kishin kënduar këngë serbe.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.