Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Nuk përjashtohen as riga lokale dhe të izoluara shiu në disa zona.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.