Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mogherini e fajëson Kosovën për ngecjet në dialog me Serbinë

    09/05/2019 | 09:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, gjatë qëndrimit në Shqipëri, ka thënë se askush nuk përfiton nga ngërçi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Përgjegjës për bllokimin e tij i ka bërë institucionet e Kosovës.

    “Pajtimi është baza për begatinë ekonomike dhe integrimin. Askush s’mund ta nënvlerësojë interesin e të gjithëve për rifillimin e dialogut”, ka thënë Mogherini, pas takimit që të mërkurën ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vigjilje të Samitit të Brdo-Brioneve që një ditë më vonë mbahet në Tiranë.

    Sipas Mogherinit, dialogu ka sjellë rezultate që kanë qenë të rëndësishme si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradit, por edhe për rajonin.

    “Muajt e fundit kanë qenë të vështirë që nga momenti kur mund të niste faza e takimeve më intensive, dhe objektivi ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë objektivi i arritjes së një marrëveshjeje ligjore të dakorduar për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur Mogherini. Ajo tutje ka thënë se nëse sot do të hiqej taksa, menjëherë do të thërriste një seancë të dialogut.

    Përveç me Ramën, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në mbrëmjen e së mërkurës është takuar në Tiranë edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.