Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismali, sot ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK’së në Prishtinë
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ismaili përmes një postimi në profilin e tij në Facëbook, ku ka shkruar se do të tentojë që t’i japë Prishtinës një identitet të ri.
“Pas një pune të madhe lagje për lagje dhe fshat për fshat, sot edhe zyrtarisht dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë. Duke synuar një Prishtinë më të mirë, kam vendosur që angazhimin tim politik e partiak ta përqendroj në qytetin tim. Energjinë e Dekadës së Re synoj ta shndërroj në një forcë që e transformon marrëdhënien mes PDK-së dhe Prishtinës, që PDK-së i jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që e meriton”, ka shkruar Ismaili.
Ismaili tutje thotë se Prishtina duhet të jetë qytet i jetueshëm për qytetarët e saj, e jo vetëm kryeqytet ku përqendrohet jeta politike e Republikës.
“Përvojat tona negative me qeverisjet e kaluara le t’i përkthejmë në përpjekje të përbashkët pozitive për Prishtinën tonë! Është koha që vizioni për një Prishtinë funksionale të bëhet realitet!”, ka shkruar Ismaili.