Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mediat zvicerane i japin goditjen e radhës Loredanës: Ajo është fantazmë

    15/05/2019 | 14:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lajmi i akuzave të ngritura nga çifti zviceran për zhvatje dhe mashtrime nga reperja Loredana, tashmë prej ditësh po bën xhiron e rrjetit. E së fundi një medium po e quan ‘fantazmë’ atë, kjo për arsye që shumë pak persona e njohin, transmeton Gazeta Metro.

    Fillimisht ishte mikesha e ngushtë e reperes e cila deklaroi se Loredana e kishte zhvatur atë duke blerë me kartën e saj bankare. Më pas akuzat u shtuan dhe ndaj vëllezërve të Loredanës dhe së fundmi akuza të reja janë ngritur dhe ndaj nënës së reperes.

    Por tashmë për Loredanën flitet edhe në Zvicër, jo vetëm në vendin tonë. Një media zvicerane ka realizuar “VoxPop”me qytetarët në Emmenbrücke, të cilët i pyeti se a e njohin Loredanën. Skandali i mashtrimit i reperes Loredana, jo vetëm që e bëri emrin e saj të njohur, por edhe Emmenbrücke LU e bëri me famë botërore, shkruan Nau.ch.

    “Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke”, titullohet artikulli i radhës që kjo media ia kushtoi reperes shqiptare. Sipas “Nau.ch”, mbi një milion ndjekës në Instagram, 45 milionë shikime për videon muzikore në YouTube, reperja Loredana Zefi është yll në internet, por me sa duket vetëm aty.

    Edhe pse Loredana u rrit këtu dhe shkoi në shkollë në Emmenbrucke, shumë persona aty nuk e njohin. Adoleshenti Nino (16 vjeç), i cili jeton në të njëjtin distrikt thotë “Unë e njoh atë vetëm nga këngët. Për ndryshe kurrë nuk kam dëgjuar për të, ajo nuk është yll”.

    Lucas (28 vjeç) thotë se nuk do ta bojkotonte muzikën e saj, të paktën jo për shkak të akuzave për mashtrim.

    “Nëse gjen këngë të mirë, pse të mos vazhdoni ta dëgjoni”, tha ai.

    “Nau.ch” vazhdon artikullin duke theksuar se Loredana nuk është më problem për Emmenbrücke./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.