Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lluka: Sektori minerar të hapet për investime të huaja

    10/05/2019 | 15:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në konferencën e dytë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis”, konferencë kjo e organizuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Tiranë.

    Lluka para pjesëmarrësve tha se shtetet që kanë arritur të zhvillojnë sektorin minerar kanë kaluar fazën e tranzicionit shpejtë.

    “Trepça”, miniera e magnezitit në Golesh, miniera e re e thëngjillit dhe 11 zonat me interes të veçantë ishin potencialet e përmendura nga ministri Lluka që kanë marrë vëmendje nga Qeveria e Kosovës për të zhvilluar këtë sektor jetik për vendin.

    “Shtetet në tranzicion që kanë arritur të zhvillojnë sektorin minerar, kanë kaluar fazën e tranzicionit më shpejtë, kryesisht për shkak se ky sektor ka kapacitet të thithë investime të huaja më shpejtë se sa sektorët tjerë, që rezulton në punësime të reja, rritje të aktivitetit ekonomik dhe rritje të eksportit, të gjitha këto duke ndikuar në rritje të bruto produktit vendor. Prandaj, është jetike për mirëqenien e vendeve tona që këtij sektori t’i jepet prioritet në zhvillim”, tha Lluka gjatë fjalimit të tij.

    Konferenca e dytë me temë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis” ka mbledhur institucionet e dy vendeve, bizneset dhe ekspertët e fushës dhe do të zgjas dy ditë./klankosova/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.