Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lista Serbe: Jemi zotuar se në Kosovë do të implementohen projektet e Vucicit

    15/05/2019 | 09:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Petar Petkovic, ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe kandidati i listës serbe për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic kanë folur për zgjedhjet e 19 majit, duke premtuar se do të implementohet plani i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe të gjitha direktivat e Beogradit, transmeton Gazeta Metro.

    Petkovic dhe Rakic thanë të premtën se zgjedhjet për kryetarë komunash në veri të Kosovës, janë një referendum për dhe kundër mbijetesës së popullit serb në atë pjesë.

    “Kjo fitore është e nevojshme për ta vërtetuar se vendosmëria e popullit serb për të mbrojtur dinjitetin e tyre është i pakalueshëm. Qytetarët e veriut të Kosovës ishin gjithmonë të gatshëm të vetë-sakrifikohen për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar”, tha Rakic për b92.

    “Nuk ka asnjë mënyrë për të vrarë vullnetin e popullit serb për të luftuar për ekzistencën e tyre dhe për të drejtat e tyre”, tha Rakic duke kërkuar të gjithëve të dalin në zgjedhjet e së dielës.

    Petkoviq theksoi se fitorja e Listës Serbe është e padiskutueshme dhe se të gjitha projektet e iniciuara nga presidenti serb, Aleksandar Vucic, Qeveria e Serbisë dhe Marko Djuric do të vazhdojnë të implementohen./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.