Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LDK tregon se sa vota janë bërë për rrëzimin e Qeverisë

    27/05/2019 | 17:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me kreun e partisë, Isa Mustafa. Temë diskutimi e kësaj mbledhje po del të ketë qenë rrëzimi i Qeverisë Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

    Pak para fillimit të kësaj mbledhje, deputetja nga radhët e LDK-‘ë, Vjosa Osmani ka treguar se sa vota i kanë për rrëzimin e Qeverisë.

    Sipas Osmanit, deri tash janë mbledhur 57 nënshkrime për këtë punë.

    “Tashmë i kemi 57 nënshkrime të cilat janë mbledhur me herët. Për hapat e mëtejmë jemi në koordinim e sipër dhe sot të mbajmë takim të grupit parlamentar për të diskutuar këtë çështje”, ka thënë Osmani.

    Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjes, në një kumtesë për media, LDK-ja thekson se është në interesin e Kosovës që vendi të shkojë në zgjedhje.

    “Në takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale”, theksojnë nga LDK.

    Sipas tyre, në mbledhje kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.

    “Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren”, thuhet tutje në deklaratën për media të LDK-së.

    Ndërkohë, me iniciativë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë kanë filluar takimet në mes të krerëve të opozitës për mundësinë e një mocioni që mund të çojë në shtëpi qeverinë aktuale.

    Mustafa është takuar me Albin Kurtin, kreun e VV-së, e brenda javës pritet që të takohet edhe me Shpend Ahmetin, kreun e PSD -së. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.