Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se lajmin për intevristimin e tij nga Gjykata Speciale nuk është i vërtetë.
Ai ka thënë se është në një udhëtim jashtë vendit në Lublanë.
“Unë jam mirë… hahaha… Urdhëroni zotëri gazetar. Haga është vend i bukur në rend të parë. Rendi i dytë, sot është dita ndërkombëtare e lirisë së shprehjes, ia uroj gjithë mediave. Ajo çfarë dua të them se kjo është një margaritar i Beratit, e ka marrë si mision me neve por kjo nuk është korrekte dhe nuk është e vërtetë. Edhe po të ishte ndonjë ftesë do ta bëja njoftimin, nuk do të ishte ndonjë kiamet. E falënderoj Zotin cdo ditë dhe ka me dek cdo ditë UÇK”, është shprehur ai për Klan Kosovën,
Edhe bashkëpartiakët e Veselit, Enver Hoxhaj dhe Elmi Reçica kanë mohuar për “Gazeta Blic” udhëtimin e tij në Hagë.