Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurteshi: Pas dështimeve të MPJ-së, Pacolli të japë dorëheqje

    23/05/2019 | 12:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se mungesa e njohjeve të reja është dështim i diplomacisë kosovare dhe pas këtyre dështimeve ministri Pacolli është dashur të dorëhiqej nga posti, shkruan Gazeta “Zëri”.

    “Në vazhdën e shumë dështimeve kemi dështuar edhe në fushën e marrëdhënieve me jashtë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në çdo vend normal do të duhej që ministri të dorëhiqej për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme dhe jo vetëm për shkak të mungesës së njohjeve, por për shkak të tërheqjes së njohjeve, për shkak të dështimit të anëtarësimit në institucione ndërkombëtare siç është INTERPOL-i, UNESCO-ja e të tjera”, ka theksuar ai.

    Kurteshi shprehet se një ndër arsyet pse Kosova ka dështuar në këtë aspekt është përfaqësimi i Kosovës nga persona partiakë dhe joprofesionalë.

    “Në përfaqësimin e Kosovës kanë shkuar shumë njerëz sipas përkatësisë partiake dhe jo njerëz të përgatitur që ta kryejnë atë punë me profesionalizëm, prandaj kemi kaq shumë skandale në diplomacinë tonë”, ka shtuar ai./ZËRI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.