Para pak minutash ka përfunduar procesi zgjedhor për kryetar të degës së PDK-së në Vushtrri, dhe anëtar të Këshillit Drejtues për në Konventën e Përgjithshme.
Sipas burimeve në krye të kësaj dege është zgjedhur Kurtan Kajtazi, i cili edhe më parë mbante postin e të parit të PDK-së në Vushtrri.
Kajtazi ka fituar bindshëm ndaj kandidatëve të tjerë duke fituar kështu 173 vota gjithsej, ndërkohë që mësohet se një kandidatë poashtu ka dhënë dorëheqje.
Për triumin e tij në këtë garë flasin edhe postimet që anëtarë të kësaj partie po bëjnë me Kajtazin.