Suksesi i KF Vushtrria me inkuadrimin në superligë ka qenë një lajm i madh për të gjithë futbolldashësit, jo vetëm vushtrrias por edhe ata anë e mbanë Kosovës.
Këtë sukses dhe këtë organizim duket se e vlerësojnë edhe instancat e larta të futbollit kosovar.
Për këtë sot Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në një vizitë presidentin e klubit KF Vushtrria, Naser Imeri.
Siç njofton edhe vet Imeri përmes llogarisë së tij në facebook, Ademi e ka përgëzuar atë për organizimin profesional të klubit dhe suksesin e arritur për këtë vit.

