Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Konjufca: Devollët kanë kapur Qeverinë, Kuvendin e Institucionet e Drejtësisë

    06/05/2019 | 14:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka komentuar gjendjen momentale të Telekomit të Kosovës pas paralajmërimin të operatorit Z-Mobile se nëse nuk e bëjnë pagesën prej 25.9 milionë brenda 14-ditëve, do të fillojnë procedurat e përmbarimit, shkruan GazetaBlic.Gjithë këtë Konjufca po e sheh si kërcënim që Telekomi t’i vazhdojë Z-Mobile’it kontratën edhe për një dekadë derisa shton që kompania Devolli ka kapur Qeverinë e Kosovës, Kuvendin, e qëndron mbi Institucionet e Drejtësisë.“Ajo që është fatkeqësi për shtetin tonë ka të bëjë me faktin se kjo kompani, tash e po e mësojmë edhe më mirë, pra kompania Devolli qëndron mbi kuvendin e Kosovës, e ka kap Qeverinë e Kosovës dhe qëndron mbi institucionet e drejtësisë për arsye që prej 12 korrikut të viti 2018 në kuvend të Kosovës është në fuqi një rezolutë e cila është e votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe e cila në pikën e 7 të saj thotë:

    Qeveria e Kosovës si aksionari kryesor duhet të hiqet nga mosmarrëveshja abuzive e ish drejtorit të Telekomit me kompaninë Z Mobile. Kjo rezolutë e shpërfillur që disa muaj nga Qeveria e Kosovës dhe nuk po zbatohet,” – tha Konjufca.Kjo sipas shefit të grupit parlamentar të VV-së, po bëhet që kontrata të i vazhdohet edhe për një dekadë tjetër.

    “Arsyeja pse nuk po zbatohet edhe pse është miratuar nga shumica e deputetëve ka të bëjë me faktin se Qeveria e Kosovës është plotësisht e gatshme përmes ministrit Valdrin Lluka që t’ia vazhdojë kompanisë Z mobile kontratën me Telekomin e Kosovës që është një kontratë e dëmshme e bën që Telekomi e taksa paguesit të humbin me qindra miliona euro, kjo nuk po zbatohet se këta janë të gatshëm që edhe për 10 vite ta zgjasin këtë kontratë. E kërcënimi i kompanisë Devolli po bëhet pikërisht me këtë qëllim, pra si shantazh për vazhdimin e kontratës edhe për 10 vite të tjera.

    Pika 12 e kësaj rezolute thotë kështu:Kuvendi i Kosovës e fton prokurorinë që të vendos me prioritet hetimin e kontratës. Prokuroria është vonuar qëllimisht dhe e ka toleruar vijimin e kësaj kontrate që Kosovës i shkakton dëm të dukshëm publik. Siç dihet kompania në fjalë është ankuar në Arbitrazh dhe e ka fituar anën e saj, ne konsiderojmë që krejt kjo që i ka ndodhur shtetit të Kosovës ka të bëjë në një bashkëpjesëmarrje në krim të organizuar mes kompanisë Devolli dhe bordit të Telekomit të Kosovës, ju e dini bordi i Telekomit është udhëhequr nga Rexhë Gjonbalaj, një nga drejtuesit kryesor të PDK-së, në Pejë.

    Kjo është bashkëpjesëmarrje në krim me qëllim të 32 milionë euro që do t’i merren coftë PTK-së coftë taksa paguesve të Kosovës. Ne e dimë që Telekomi nuk mundet me i pagu këtë shumë, kjo për të është bankrotim,” – ka vazhduar Konjufca.
    “Kjo nënkupton që 3 mijë punëtor të Telekomit iu rrezikohen puna e ata do të gjenden përballë fatit, do të jenë në mëshirë të fatit. Qeveria e Kosovës në një kompani shumë të fuqishme e ka organizuar krimin për bankrotim të Telekomit të Kosovës. Kjo tregon që ata i kanë kapur edhe institucionet e drejtësisë” – shtoi ai.

    Konjufca kanë bërë të ditur se mbështesin peticionin e sindikatës së PTK-së, duke thënë se LVV do të aktivizohet edhe në Kuvend që të luftojë atë që e kanë quajtur krim të organizuar duke shtuar poashtu se do të bëjnë kërkesë për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme dhe se po punojnë në përgatitjen e një ligji që e ka vetëm një pikë specifike e që është ndalimi i operimit të operatorëve virtual mobil. / © GazetaBlic /

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.