Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp shprehet shumë i lumtur për fitoren e ekipit të tij ndaj Barcelonës në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpool ka mposhtur Barçën me rezultatin 4-0, për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic.
Shaqiri ka luajtur për 90 minuta në këtë duel, ku edhe asistoi tek goli i tretë i shënuar nga Wijnaldum.
Jurgen Klopp ka lavdëruar paraqitjen e Origit dhe Shaqirit, duke thënë se ata nuk kanë luajtur shumë këtë sezon, por sot kanë treguar vlerat e tyre.
“E gjithë ndeshja ishte shumë, shumë e madhe, ne luajtëm kundër ndoshta ekipit më të mirë në botë, fitorja ishte e vështirë, por fituam pa pranuar, nuk e di se çfarë kishin lojtarët – ishte e pabesueshme”, tha fillimisht ai.
“Pashë James Milner që qante në fushë pas lojës. Kjo do të thotë shumë për të gjithë ne. Divock dhe Shaqiri nuk luajtën shumë këtë sezon – por sot bën një paraqitje shumë të mirë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Kjo tregon se gjithçka është e mundur në futboll. Është shumë e bukur. Është me të vërtetë mirë kjo çfarë ka ndodhë”, përfundoi Klopp./GazetaBlic/

