Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    KFOR i përgjigjet Vuçiqit për aksionin në veri

    30/05/2019 | 10:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso i është përgjigjur akuzave nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

    Lidhur me këtë, Grasso ka deklaruar se të gjitha palët kanë qenë të njoftuara për aksionin e policisë së Kosovës në veri duke iu përgjigjur kështu akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se KFOR-i as nuk ishte lajmëruar në telefon pas thirrjeve të tyre në momentin e fillimit të aksionit.

    Presidenti serb po ashtu kishte thënë se dhjetë ditë më parë kishte marrë lajmin për aksionin e policisë së Kosovës.

    “Kush do që ka lexuar ato lajme, ka qenë i njoftuar”, deklaroi Grasso për “Politika”.

    Ai ka insistuar se aksioni nuk ishte i drejtuar kundër serbëve por udhëhiqej nga “njësitet legjitime të policisë së Kosovës që zhvilluan një operacion që rezultoi me arrestime të policëve të shtetësive të ndryshme. Andaj, nuk mund të thuhet se ishte përplasje ndëretnike”, theksoi ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.