Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kërkohet që paga minimale të shkojë në 300 euro

    31/05/2019 | 19:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ditë pasi Kuvendi miratoi rezolutën për ngritjen e pagës minimale në 250 euro, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është mbledhur Këshilli ekonomiko-social.Ministri Skënder Reçica, rezolutën e konsideron si një lehtësim që iu është bërë nga legjislativi, për arritjen e qëllimit të përbashkët: ngritjen e pagës minimale.KTV-ja, javë më herët raportoi për ndikimin që rritja e pagës minimale mund të ketë në skemat pensionale për kategoritë e luftës, që përcaktojnë se pensioni nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale.

    Opinioni i zyrave ligjore të ministrisë, kryeministrisë dhe asaj të financave, sipas Reçicës, thotë se nuk do të ketë ndikim në skemat pensionale, por kjo vetëm nëse fillon së zbatuari plotësim-ndryshimi i Ligjit për kategoritë e dala nga lufta.Megjithatë, kjo çështje mund të mbetet në rend të dytë, pasi që, sipas dikujt, ky ka qenë propozim për vitin 2018.Ymer Ymeri, që është pjesë e Këshillit ekonomiko-social, jep arsyet se pse shuma prej 250 eurosh tanimë nuk është e pranueshme për ta, e përveç kësaj, kanë edhe kërkesa të tjera.

    Paga minimale në Kosovë, aktualisht është 130 euro për punëtorët deri në moshën 35 vjeçare, ndërsa mbi këtë moshë është 170 euro.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.