Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ishte me biçikletë dhe u goditë nga vetura: Kosovari tash kërkon 12 mijë euro kompensim

    18/05/2019 | 10:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të premten, ka përfunduar procedura civile ndërmjet paditësit Rizah Asllani, dhe kompanisë së sigurimeve “Kosova e re”, për kompensimin e dëmit të shkaktuar në aksident komunikacioni.

    Paditësi pretendon se kishte marr lëndime të rënda trupore, kur ishte goditur nga një veturë, në vitin 2013, në Prishtinë.

    Fillimisht është dëgjuar eksperti i komunikacionit Visar Bugjuku, i cili ka thënë se aksidenti ka ardhur për shkak të kthimit majtas të automjetit, e jo për shkak të shpejtësisë së madhe, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Shpejtësia e automjetit nuk ka qenë e madhe për faktin se pas kontaktit ndërmjet biçiklistit dhe automjetit, biçiklisti vetëm është rrëzuar në tokë”, tha eksperti Bugjuku.

    Përfaqësuesi i paditësit, avokati Blerim Syla, pas pranimit të ekspertizës së komunikacionit dhe dëgjimit të ekspertit Visar Bugjuku, e ka rritur kërkesëpadinë, ashtu që si shumë të përgjithshme për kompensimin e dëmit material dhe jo material ka kërkuar shumën prej 12.700 eurove.

    Në seancën e së premtes, në fjalën përfundimtare, përfaqësuesi i paditësit, ka deklaruar se qëndron pranë padisë dhe kërkesës së saj.

    Ai ka thënë se nga provat e administruara në këtë gjykatë është vërtetuar baza e kërkesëpadisë dhe ka kërkuar nga gjykata që e njëjta të aprovohet si e bazuar.

    Në fjalën përfundimtare, përfaqësuesi i të paditurës, Veton Robaj, në emër të kompensimit të dëmit të shkaktuar nga aksidenti në komunikacion, ka ofruar shumën prej 1.500 euro, me arsyetimin se është real dhe i përgjigjet natyrës së lëndimeve.

    Gjykatësi i rastit, Lekë Prenaj, pas administrimit të provave dhe fjalëve përfundimtare të palëve ndërgjygjëse, ka deklaruar se shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje është i përfunduar, ndërsa palët do t’i njoftojë me kohë lidhur me aktgjykimin.

    Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 26 shkurt 2014, pretendohet se në korrik të viti 2013, në Prishtinë, është shkaktuar aksident komunikacioni, ndërmjet ngasësit të biçikletës, tani paditësit dhe një automjeti.

    Bazuar në padi, paditësi si pasojë e këtij aksidenti kishte marrë lëndime të rënda trupore.

    Në padi thuhet se deri te aksidenti kishte ardhur me fajin e ngasësit të automjetit, i cili duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, merr kthim majtas dhe godet ngasësin e biçikletës, tani paditësin.

    Sipas padisë, shkaktari i aksidentit kishte poseduar polisë valide të sigurimit të kompanisë së sigurimeve “Kosova e re”.

    Prandaj, me anën e kësaj padie, paditësi po kërkon nga gjykata që padia dhe kërkesa e saj të aprovohen si të bazuara dhe të detyrohet e paditura që në emër të dëmit material dhe jo material ta kompensojë shumën prej 12,700 euro

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.