Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: UP të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit

    14/05/2019 | 10:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me rektorin UP-së Marian Dema me të cilin ka folur për planifikimin e avancimit të Universitetit të Prishtinës.

    Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë që UP është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë tonë.

    Postimi i plotë:

    Universiteti i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë. Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marjan Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion. Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës. Si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduam që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë. /Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.