Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj shtron iftar, aty është edhe Thaçi që pak më parë e thumboi

    13/05/2019 | 21:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka shtruar një iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame, myftiut Naim Tërnava, e ku të pranishëm ishte i gjithë kabineti qeveritar. Aty është edhe Presidenti Hashim Thaçi, që pak para se të nisej në ifar e kishte thumbuar Kryeministrin me anë të një postimi në Facebook, ku e kishte përmendur edhe mafian e Veriut, Milan Radojciqin.

    Duke uruar besimtarët myslimanë, Haradinaj ka thënë se cilësitë e Ramazanit duhet të shërbejnë për t’u tejkaluar vetja për të mirën e përbashkët.

    “Si vazhdimësi e traditës, sonte kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare. Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    E aty ishte edhe presidenti Thaçi, i cili vetëm gjysmë ore para iftarit kishte goditur kryeministrin Haradinaj, ku e përmendi “dorëzimin e veriut” në duart e Milan Radojiciqit, për të cilin Thaçi kishte thënë se është mik i Haradinajt.

    “E drejta e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është legjitime, korrigjim i padrejtësive historike dhe siguri për qytetarët e asaj treve për të jetuar në trojet e tyre. Kjo përpjekje ka ndalur së realizuari angazhimet e sofistikuara që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Milan Radojçiqit, fillimisht pasuria e Trepçës, për të vazhduar me transformimin e pasurive shtetërore në ato komunale (katër komunat e veriut) dhe, po ashtu, ka parandaluar planet për sovranitet të dyfishtë dhe asociacion me mandat ekzekutiv, modeli i Republikës Serbe, pra autonomi rajonale”, ka thënë Thaçi më herët.

    Ky reagim i presidentit Thaçi erdhi pas deklarimeve të kryeministrit Haradinaj, i cili tha se e kishte patur të vështirë ta ndal “dialogun që sillte ndarjen e Kosovës dhe të kthente atë në dorën e Qeverisë”.

    Ndryshe, Thaçi e Haradinaj janë përplasur ashpër kohëve të fundit, e sidomos lidhur me takimin e Brukselit ku, siç tha kryeministri, presidenti Thaçi e kishte vënë në pozitë të vështirë para Merkel e Macron.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.