Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Ende kemi shumë punë që të realizohen të drejtat e punëtorëve

    01/05/2019 | 13:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar 1 majin – Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve.

    Haradinaj nëpërmjët një postimi në Facebook deklaroi se Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur dukë ndërmarr veprime për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve, njofton Klan Kosova.

    Sipas Haradinajt kjo ditë është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve.

    Ky është statusi i plotë i Haradinajt:

    Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur, duke ndërmarrë njëkohësisht veprime substanciale në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve. Për herë të parë është bërë nivelizimi i pagave në nivel nacional, për sektorin publik dhe ka nisë procedura për rritjen e pagës minimale, në koordinim me të gjithë akterët social-ekonomik. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë dhe që Kosova të ketë një treg të konsoliduar të punës. Ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7% me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë. Të gjithë punonjësve, urime 1 Maji!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.