Baseli dje shënoi fitore 3-2 ndaj Luzern, ndërsa paraqitje për t’u lavdëruar pati ylli kosovar Edon Zhegrova.
20-vjeçari ka vuajtur shumë në ambientimin te kampioni i shumëfishtë zvicerian, teksa mediat atje spekulonin se Baseli kishte vendosur ta ndërpreste huazimin e tij e për ta kthyer te Genk, shkruan lajmi.net
Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes me Luzern ka ndodhur një moment mjaft interesant, që nuk kanë mundur t’i ikë kamerave.
Mesfushori serb Zdravko Kuzmanovic, bashkëlojtar i Zhegrovës, kishte mbetur i mahnitur me paraqitjet e futbollistit prishtinas.
Në mënyrë për ta falenderuar, veterani Kuzmanovic i dhuroi një puthje miqësore në kokë atij.
Baseli e ka mundësinë e blerjes së përhershme të Zhegrovës në fund të sezonit.

