Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Flora Brovina, tashmë ka arritur në Polici, por ajo për t’u ikur mediave ka shfrytëzuar hyrjen prapa të Stacionit të Policisë në Qendër, raporton Gazeta Metro.
Brovina pritet të tregojë për fotografinë të cilën e shfaqi dje para mediave, ndërsa e njëjta u zbulua se ishte prezentë edhe në sajtet poronografiketë Irakut, raporton Gazeta Metro.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, ka qenë edhe Prokuroria Speciale që ka njoftuar se do ta ftojë Brovinën për të dhënë informacione për viktimën të cilën ajo pretendon se e njeh dhe se është gjallë.
Kujtojmë se, deputetja Brovina, ka publikuar dje foton në fjalë foto ku shihet një grua duke u dhunuar që sipas saj ishte kosovare dhe këtë akt e kryen serbët.
Kjo fotografi ngjalli reagime të mëdha në vend, fillimisht se pse u publikuar për media e më pastaj u zbulua se e njëjta foto ishte prezentë edhe në sajtet poronografiketë Irakut./gazetametro.net

