Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    E akuzoi për bashkëpunim me Listën Serbe, LDK i reagon PDK-së

    20/05/2019 | 19:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, pasi u akuzua nga ajo se bashkëpunon me Listën Serbe.

    Nëpërmjet një komunikate, dega e LDK’së në Mitrovicën e Veriut i ka cilësuar shpifje pohimet e PDK’së.

    “Pas deklaratave tendencioze të kandidates së PDK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj shpifjeve skandaloze dhe qëllim këqija, me anën e të cilave kandidatja për kryetare nga radhët e PDK-së ka deklaruar për qëndrimet e LDK-së rreth garës për kryetarë të Mitrovicës Veriore”, nis reagimi i LDK’së.

    “Ky rast ka dëshmuar edhe njëherë që në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës rreshtohen figura jo kredibile, amatore dhe papërvojë në politikë. Ky rast është tipik “të them sa nuk më ke thënë”, duke u përpjekur në çdo formë të arrijë ngritje politike duke sulmuar partinë më të madhe në vend. LDK-ja ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve të saj dhe do të preokupohet me hallet e tyre”, ka thënë LDK’ja në Mitrovicën e Veriut.

    “Këta njerëz të cilët shpifin se LDK-ja po bashkëpunon me Listën Serbe, janë po të njëjtit, të cilët në vitet paraprake kanë bashkëpunuar me Oliver Ivanoviç-in duke i siguruar vota dhe përkrahje në zgjedhje, dhe vazhdimisht janë përpjekur që të minimizojnë kontributin e LDK-së ndër vite. Deklaratat e sotme janë thjeshtë fëmijërore dhe tregojnë edhe njëherë nivelin e mjerueshëm dhe papjekurinë politike të kandidates së PDK-së, e cila për fat të keq lë shumë për të dëshiruar”, thekson komunikata.

    “Ne si LDK, njoftojmë opinionin e gjerë që të gjitha këto pohime të znj.Çaushi janë shpifje të ulëta të cilat nuk kanë asnjë bazë reale. LDK nuk ka bashkëpunuar dhe nuk do të bashkëpunoj kurrë me Listën Serbe dhe me argatët e saj për dëmtimin e interesave madhore, sado që kundërshtarët e LDK-së pretendojnë të kundërtën”, përfundon reagimi i LDK’së.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.