Dështimi në tenderin për letër-çertifikata ka bërë që shumë komuna të Kosovës të mbesin pa letrën strandarde ku shtypet të dhënat në ekstrakte dhe çertifikata të lindjes.
Për këtë një njoftim i rëndësishëm ka ardhur nga Drejtori i Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Mek Selaci, i cili ka thënë se komuna ka ende në dizpozicion një numër të caktuar çertifikatash, por të cilat lëshohen vetëm sipas nevojave të qytetarëve, ku zakonisht janë ato kur kërkohet nga ambasadat e ndryshme dokumenti i shtypur në origjinal.
Gjithashtu ai njofton se çertifikatat në letër të bardh po shtypen për nevoja të brendshme, gjerësa ato në çertifikaten ngjyrë kaltër kryesisht siç u cek më lartë, kur e kërkon nevoja të jenë të tillë.
Ai ka thënë se ende kanë sasi të mjaftueshme që u drejtohen sporteleve komunale për një kërkesë të tillë.
Tutje ai gjithashtu thotë se i mirëpresin për këtë shërbim edhe qyetarë të komunave të tjera që në Vushtrri po drejtohen për të marra çertifikata në dokumentin origjinal.