Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Djali i dëshmorit: U detyrova të ikë nga Kosova pasi s’mora mbështetje nga shteti

    04/05/2019 | 19:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ibrahimi, Ilirjani dhe Merxhani, kanë ardhur për të vendosur lule te busti që mban emrin e babait të tyre, Njazi Rexhepi, i vrarë 20 vjet më parë në betejën e Koshares, transmeton Gazeta Metro.

    Ndonëse janë rritur me mall për të atin, thonë se ndihen krenarë me veprën e tij, raporton Ktv.

    Djali i tij, Ibrahimi, është detyruar që të ikë nga Kosova për shkak të kushteve ekonomike. Ai ka 6 vjet që jeton në Gjermani dhe thotë se është i zhgënjyer me punën e institucioneve të vendit.

    Vështirësitë, problemet dhe padrejtësitë në Kosovë ndaj familjeve të dëshmorëve, sipas tij, e kanë detyruar të ndahet nga familja në moshën e rinisë.

    Ndonëse thotë se nuk ka gëzuar asnjëherë përkujdesje të duhur nga shteti, ka një mesazh për udhëheqësit e vendit.

    Me dashuri të madhe e me respekt për luftën e UÇK-së, po mban në duar flamurin për të cilin babai i tij ra heroikisht në betejën e Koshares.

    Në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Njazi Rexhepi, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, pati shumë të pranishëm.

    Vëllai i tij, Farushi, për të shprehur respekt për luftën dhe sakrificën e vëllait të tij dëshmor, në një monografi, ka përmbledhur të gjitha momentet historike.

    I pranishëm në këtë tubim ishte edhe bashkëluftëtari i tij, tash ministër i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

    Ky i fundit, duke vlerësuar lart kontributin e dëshmorit Rexhepi, shpalosi kujtimet e fundit me të gjatë luftës në Kosovë.

    Përpos Njazi Rexhepit, në betejën e Koshares, duke luftuar me forcat serbe, heroikisht ranë edhe 113 dëshmorë. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.