Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deri në 12 anëtarë të një familjeje të punësuar në Telekom

    03/05/2019 | 19:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtar i Komisionit nga AAK-ja Shkumbin Demaliaj, ka thënë të ketë informacione se në PTK janë të punësuar deri në 12 anëtarë të një familjeje.

    Komisioni hetimor parlamentar për Telekomin, ka dëgjuar gjatë ditës ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe kryetarin e Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

    I pari ka treguar se Telekomi është në prag të falimentimit pasi po operon me humbje prej miliona eurosh në vit dhe goditja e fundit, sipas tij, do të ishte po qe se dërgohet te përmbaruesi privat vendimi i gjykatës për kontratën me Z-Mobile-in, raporton KTV.

    Shpëtimi i ndërmarrjes, sipas ministrit Lluka, është privatizimi. Por, anëtarët e Komisionit kanë kërkuar arsyet që kanë çuar në këtë gjendje dhe i kanë kërkuar publikimin e listave të punëtorëve.

    Shkumbin Demaliaj, anëtar i Komisionit nga AAK-ja, ka thënë të ketë informacione se në PTK janë të punësuar deri në 12 anëtarë të një familjeje.

    Lluka është përgjigjur se punësimet kanë qenë konform procedurave për rekrutim dhe se i mbetet drejtësisë ta thotë fjalën e vet nëse kontratat duhet shkëputur ose jo.

    Derisa kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, para Komisionit, theksoi se problemi i Telekomit janë operatorët e tjerë.

    Gashi, gjithashtu, bëri të ditur se Telekomi ia ka ARKEP-it borxh 1.8 milion euro, derisa ndërmarrja ende po ka probleme në implementimin e kodit shtetëror +383.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.